N’pritje për takimin me Morenë
Mes dallgësh shpirti n’meditim
Mendja më shkon për të renë
Pa e lënë të vjetrën në harrim.
Ajo qanë e qanë,me ngashërim
Si një fëmijë i llastuar…bonjak
Breza të tërë janë në largim…
As dhe në kujtim më sadopak.
Një shpresë kthimi po tretet në det
Një Nënë Loke po pret në derë
Një barkë pa peshkatarit e vet
Mbi valët e detit përkundet në erë.
Pret,… e pret dhe pret..
T’i kthehet gjaku i vet..!
Kohën e ha, ç’e han
Me dhëmbët e shpresës
Veten e mban.
© Kasam Shaqirvela
