Mes dashurisë dhe dhimbjeve-Nexhat Nallbati


MES DASHURISË DHE DHIMBJEVE

Takova një ditë një mik në rrugë,.

Ai s’më njohu por e njoha unë,

Qënke plakur i thashë,ndaj s’më njohe !

Po më tha ai, bëre mirë që ti më fole.

Tek unë tha ai, e dallove pleqërinë,

Por dhe ti e ke ‘qarë” djalërinë,

Jo ! I thashë s’jam plakur unë,

Por jam bërë më i pjekur burrë.

Diçka kam kuptuar dhe unë vetë,.

Tani jam bërë më i vërtetë,

Nuk jam ai që dikur të tjerëve u pëlqeja,

Tani më pëlqen më shumë të jem vetvetja.

Dikur pëlqeja dhe pranoja lidhjet e zakonshme,

Shpesh pranoja dhe lëndimet e panevojshme,

Tani kam hequr dorë nga historitë e gjalla,

Më lodhin e mërzitin hipokrizitë që ka jeta.

Brënda shpirtit mundohem të rruaj freskinë,

Jam munduar të mbaj pa prekur thjeshtësinë,

Shpesh brenda meje,s’ka patur buzëqeshje,

Zemra më thotë, unë jam e pafajshme.

Jam bërë më i matur, por nuk jam plakur,

E ndjej që nga unë është larguar gjallëria,

Zgjohem më herët, ditën për t’a prekur,

Të marr prej saj, çka është më e mira.

Vitet e moshës bëjnë punën e tyre,

Ato duhen jetuar mes dashurisë dhe dhimbjeve