Mes lulesh dashuruar!Laureta Malaj


Mes lulesh dashuruar !

Më mori gjumi me mendime ,

diku me lule rrethuar plotë.

Dhe në çdo lule ,ledhatime

bashkë me aromën e saj të ngrohtë.

Një horizont po aq i bukur ,

me një peizazh i mbushur plotë.

Kërkova t’i merrja të gjitha ,

po s’mund t’i merrte veç një shportë!

Ndaj këmbët nuk më bënin tutje ,

nga një parajse unë të largohesha .

Një gjumë i thellë më kish zaptuar,

dhe nga aroma nuk mund të zgjohesha.

Kaluan orë si pa kuptuar,

me lulet bashkë unë përqafuar .

Pranverën nisa ta përgëzoja ,

brenda një shpirti që unë kërkoja !