RUBRIKA: E MËRKURA E MIQVE LETRARË..!!! ….
…. “ Mes miqve të mi letrarë, Unë Financieri Romantik…..!!!”
… E Mërkura “trokiti” shpejt…
Edhe muajij gusht “trokiti” në ditët e para.
Dhe “renda” tek raftet për librat e rradhës.
Hezitova para shumë titujsh librash.
Secili libër ka vlerë, ka autor dhe sigurisht edhe një komunikim njerëzor me mua…
Këtë herë me “sy” ma bën volumet e librave.
Nuk hezitova zgjodha tre libra.
Mendoj sot të ndalem në faqen 13, që përkon me datëlindjen e Nipit të kunatës time në Elbasan. Vogëlushi bëhet motak. Një vogëlush i bukur. Shpresoj kur të rritet ti pëlqejë librat.
Tërhoqa librat dhe mbi tavolinë rendita:
Romanin e ZANA TAKO me titillin” Gjaku i martirëve të kombit”
Kam qënë në promovimin e këtij romanit dhe kam edhe një episod interesant. Një fotografi e Zanës ( Gjyshe) me vogëlushin e saj diku motak. Një foto perfeksion dhe i kushtova edhe në skicë të bukur.
Shënimi i Zana Tako: “Me shumë mirënjohje e dashuri Z. Pirro Minella” Zana Tako 5 maj 2022.
Më tërhoqën në Hyrje disa rrjeshta:…. ” Dhurata më e bukur e dashurisë është liria. Këtë liri përqafuan bijtë e dritës, duke mundur bijtë e territ. Gjuha e dashurisë shkruan historinë, që tregohet ndër shekuj, për t,i dhuruar çdo shpirti lulen e bukur e plot aromënga shpirti i bijve, që sot banojnë në bashkim me jetën e pasosur..!!”
Disa çaste meditimi, rrënqethje, heshtje që flet…
Dhe shfletoj romanin dhe në faqen 13 nënvizoj disa rrjeshta:
…Kishte kaluar kohë. Trupi i Kolës dergjej në qelinë e ftohtë. Era që frynte nga dritarja nuk mjaftonte për te ndihmuar shpirtin që fshihej në trupin gjysëm të vdekur nga rrahjet dhe nga goditjet.Dera e rëndë e qelisë u hap me zhurmën e saj të zakontë….”….
Romani ka 319 faqe.
Libri i dytë ” Mashtruesit financiarë nga Ponzi … te Madoff” i autorit Adrian Civici. Pra libri i kolegut tim, jemi të dy ekonomistë. E njoh dhe disa herë në shoqërinë e miqve të mi financierë, kemi pirë kafe në lokalin e “Universitetit të Tiranës” jo larg nga pallati im.
Shënimi i kolegut Adrian Civicit: ” Z. Minella. Me respekt . A. Civici”
Duket stili konciz i ekonomistit.
Ndala tek faqja 13:
Pasqyra e lëndës:
Hyrje 17
1. Madame de la Motte-Mashtrimi me gjerdanine Marie-Antoinette 23.
2. “Tereza bukuroshe”-Një mashtrim i përkryer financiar 30.
3. Gregor MacGregor-Të shesësh nje principatë imaginare për 4,6 miliard dollarë 36.
4. Marthe Hanau-Banakierja e “viteve të çmëndura” 42.
5. Vicctor Lusting-Mashtruesi që shiti Kullën Eiffel 50.
Në vënd të parathënjes: “Mashtrimi” në përgjithësi, por dhe ai financiar në veçanti, i kanë rrënjët thellë në histori. Ai ka evoluar, është rigjeneruar, është veshur në mënyrë më të rafinuar, është maskuar më mirë, ka ndërtuar sisteme e skema më inteligjente, ka shfrytëzuar çdo mjet e dobësi të ligjit, individët apo të shoqërisë…”
Libri ka 432 faqe.
Libri i tretë romani ” Vila misterioze ” i autorit Hyqmet Hasko.
Jemi takuar me autorin më 2021 tek ambjentet e lokalit “Europa” në stacionin e autobuzave.
Më tërhoqi shënimi i Pandeli Koçit të njohurit tim prezent ne shumë promovime:
…” Në veçantitë që ka në prozën e tij themi se ai po ecën edhe më fort, edhe me bindshëm, edhe më natyrshëm në atë udhë në atë lavdi që i ka dhjënë poezia…”
Dhe shletoj ngadalë faqet. U shfaq faqja 13. Disa rrjeshta:
… ” Shteti kishte rënë dhe, pas tij, po binin ]një e nga një të gjitha kështjellat e virtxtit njerëzor.
Njerëzit sikur ishin bërë më të huaj e më të ftohtë me njëri tjetrin…”
Romani ka 270 faqe…
….Më lejoni tua dhuroj juve Miqesia ime këto mbresa dhe ndjesi shpirtërore të shprehura me lart….
