Mes udhësh-Kasam Shaqirvela


Sa herë që nisesh për udhë…

dhe n’veçanti kur je me njerës, qofshin ata shokë,

të njohur apo të panjohur, mos merr me vete hu e tërkuzë

nëse dëshiron të mbetesh ai

në fakt je,

a të tjerët s’deshtën për të të njohur apo ,nuk patën nge,

mos u mer me ta, lëri pa fre

as mos tento të imponosh mendime,

thuaje tënden vetëm një herë

ata po deshtën le ta bëjnë thërime

por ti mos lejo të biesh në provokime

Gjithsecili ka të drejtë një herë të gabojë

për së dyti nëse ndodh e njëjta gjë,

ti munde unin tënd dhe lëshoje logun e sherrit, pa bërë zë,

se zhurmat i bëjnë ata

që me “nasihatin” e huaj

kërcejnë deri në tre hapa

mëpastaj plasin si balona

kur bie në gjemb…

s’ke ç’u bën edhe pse të dhemb

Ti, kurnjëherë mos e prit

që tjetri në delir të të largojë

ta derdhë pelinin e mides së tij përplot me ulçra…

duke të mbuluar me sharje

a me fyerje duke të shtrij…

sepse ashtu i bën keq edhe vetes sate edhe atij tjetrit i cili, rrugës së dyshimtë, kryelartë, dëshiron të marshojë,

i dehur nga flirti se,

ty në tokë, triumfalisht,

të ka rrëzuar..

por, le ta dijë se,

do t’i ngelet, përgjithmonë,

si gozhdë,

në shpirtin e tij të dyzuar,

virusi infektues, pa u kurruar.