Mes yjesh fushave të Anadollit-Halit Haliti


Tjerra e kujtimeve dhe mallit

Të kësaj buzëmbrëmje

Më zuri fushave të “Anadollit “

Duke vrojtuar trenin gjarpërues

Që bënte ndalesën e parë në qytetin ” Sőğütlüçeşme “

Malli shfaqej si gjurmët e fshira nga shiu

Nuk guxoj ta mas

Është mirazh mundësish të shkrira në lot.

Dëgjoj klithmën e mallit

Që ngjitet në qiell

Fshij syt, përkdhel shpirtin

Në vendin ku dikur

Kishte Sulltanë e mbretër

Stambolli ishte edhe vendi i Naimit

Ndaj dhe malli

Më mbërtheu edhe më shumë

Nuk i shihet fundi,

Sikur lisave të prerë në mjegull.

Bëjë një copë udhë

Deri te portat e dritës

Ç’magji e bukur kjo natë

Mes yjesh që këputen

Fushave të Anadollit.

Dhimbja e zemrës

Më sjell në rrugën ” Skanderbeg “

Mes një parku i harruar në natë

Për të vdekur nga ky mall

Mes tingujsh

Që oshëtijnë në errësirë

Dhe amanetin e dhënë një zogu

Që ngjan me zogjt e Kosovës

Udhëve si një shtegëtar

Që kërkon strehëz tek njerëzit e mi.

E urrej ditën që s’më rrëfen për ty

Edhe heshtjen e natës së pagoj

Ngjizur me mallin e pambërrijtshëm

Që ndryhet n’mua.