– Refleksione rreth poezisё “LIND PЁR TЁ MOS VDEKUR” me autore: Angela Kosta
Nga Llesh Gjoka

Mesazh Frymëzues për Jetёn dhe Dashurinë Refleksion rreth poezisё “RILIND PЁR TЁ MOS VDEKUR” të autores: Angela Kosta.
Poezitё e shkrimtares, publicistes, gazetares dhe pёrkthyeses Angela Kosta tashmё gjenden tё publikuara jo vetёm në shqip, por edhe nё disa gjuhё tё botёs. Ajo qё e pёrshkon gjithё lёndёn poetike tё saj ёshtё himnizimi i jetёs mbi vdekjen, glorifikimi i cilёsive dhe virtyteve humane tё njeriut pёrballё realitetit, purifikimi i portretit moral, shpirtёror dhe social i femrёs si njё qёnie e emancipuar dhe e vetёdijshme pёr vlerat e saj, etj… Tek poezia “Rilind pёr tё mos vdekur”, autorja Angela Kosta, zbulon pёrmes vargjeve tё saj plot finesё, thelbin ekzistecial tё jetёs, qё ёshtё lindja e ripërtërishme. Tё rilindёsh, siҫ nёnkuptohet nё vargjet e autores, do tё thotё t’i thuash “po” jetёs. Antiteza jetё – vdekje shprehet e nёnkuptuar, herё si thirrje e brendshme, herё si deklamim i asaj qё duhet ta dominojё jetёn njerёzore. Me shprehje lakonike, vargjet e autores duket sikur shuajnё ҫdo dilemё njerёzore pёrballё thelbit ekzistencial: “Nuk mund t’i shpёtojmё/ ndjenjave tona tё dashurisё…” Burgimi i ndjenjave brenda vetvetes konsiderohet fatalitet. Eksklamacioni final vjen natyrshёm pёrmes vargjeve: “Mos u pёrpiq t’ia mbathësh nga kjo dashuri!” Mesazhi frymёzues pёr jetёn i drejtohet nё radhё tё parё njё femre, si qenie sociale, riprodhuese, e aftё ta rilindё jetёn edhe duke u pёrplasur me vdekjen. “Do tё vazhdosh tё rilindёsh pёr tё mos vdekur” – thotё autorja… Poezia “Rilind pёr tё mos vdekur’, nga Angela Kosta, vjen e tharmuar mirё, me njё duh tё brendshёm dhe me njё nerv poetik tё lakmueshёm, si frymёzim apo edhe si kushtrim pёr jetёn.
“RILIND PЁR TЁ MOS VDEKUR”
Askush nuk mund t’i shpёtojё
ndjenjave tona tё dashurisё
sepse ato burgosen lirisht brenda nesh
pa e njohur lirinё
aty ku janё tё paarritshme
Të pastra…
Të forta…
Të vërteta…
Aty… ku rilindin sa herё takohen me vdekjen
aty… ku askush nuk mund t’i prekё.
Mund tё kalosh vende tё largёta
dete dhe oqeane
kurrё nuk do të mundesh tё harrosh
atë çka lind fortёsisht brenda teje
sepse sërish do tё jesh
i burgosuri i shpirtit tënd mёkatar pa mёkate.
Mos u pёrpiq ta braktisësh këtë dashuri
të ёmbёl dhe të hidhur
të gёzuar dhe të përvuajtur
të qёnies tёnde tё lumtur pa lumturi!
Ndaj duhet tё dashurosh, të qeshësh, tё qash
pa menduar t’ia mbathësh
vetveten pёr tё shpёtuar
sepse shpёtimi nuk ekziston mё…
Do tё vazhdosh tё rilindёsh pёr tё mos vdekur
i lidhur nga zinxhirët
e kësaj ҫmendurie dashurie do të mbetesh
mbushur plot angёshti
qё di të thotë vetёm njё fjalё të vetme:
Të dua në Pafundësi!!!