Fabul
Mjegulla e bardhë sapo ra në tokë.
Një sorre tëë zezë ç’i shkrepi në kokë
te vështroi pëllumbat, të bardhë sa më s’ka.
-Ah, sikur të isha dhe unë si ata!
Pëllumbat të qetë mbi çati këndonin
Ç’po thoshin bardhoshët, që paqe dhuronin?
Sorrës ziliqare një mendja i ndrin.
Futet në mullirin, buzë lumit Shkumbin.
Hap thesin e miellit brenda prapuliset,
si pëllumb i bardhë, duket se stoliset…
Mbi çati te tufa u ul butë-butë.
Nisi të krrokasë, gjoja zë pëllumbtë.
Dale-tha shqiponja, që lart rrinte rojë,
-Ç’ke bërë moj e zezë, që u shplafsh me bojë!
Edhe hapi krahët, bëri një furtunë,
erë u bë mjelli, shkoi u mbyt në lumë.
-Ç’bëre moj e zezë, s’të zbardh lumë e përrua!
Është e vjetër thënia për pendët e tua!
S’bëhet dot pëllumb, sorra asnjëherë .
Dardha nënë dardhë, vetëm mund të bjerë!
Autore :Sheqere Sina Ozuni
Data -03. 09 .2023.
të drejtat janë ligjore
Albania //
