Mësim prej fluturave-Berzat Sadiki


Sa kam dëshirë

t’u vihem fluturave pas.

Më mashtron jeta e tyre,

liri bredhur fushave –

larg llojit njeri.

Të marr mësim prej fluturave.

Të mos dal më ndër njerëz,

se njerëzit janë lakmitarë;

nga xhelozia shajnë,

torturojnë dhe përmbysin drejtësinë –

me punët e pista krenohen.

Ca janë dhelprakë, ca si ujqër.

Nga gënjeshtrat dhe nga krimi –

jetojnë dhe “përparojnë”.

Dua të bëhem

mu sikur flutura,

e cila fushave, livadheve –

lule më lule,

bredh gazmore –

larg llojit njeri.