Mësimi-Preng Maca


Preng Maca

Mbaj mend mësuesen e vitit të katërt

hyri në klasë,

na përshëndeti ngohtë,

na vështroi ëmbël të gjithëve

çdo gjë atë çast na u duk ndryshe.

u afrua pranë dërrasës së zezë

dhe shkruajti me germa të mëdha

fjalën : LIRI.

të nesërmen nuk erdhi në klasë për mësim

e kishin hequr nga shkolla

arsyen nuk e morëm vesh kurrë,

por sa herë e kujtoj atë mësuese

kujtoj falën e shkruar prej saj

atë ditë në dërrasën e zezë.

asokohe u habita!

me kalimin e kohës e kuptova

ajo kishte shkruar emrin e diçkaje

të madhe dhe njëkohësisht të pa arritshme.

mësuesen nuk e takova kurrë më

as Lirinë askund nuk e takova.