Mesnatë vjeshte…Eralda Cuko


Eralda Cuko

Zhaurimë!

Qiell që vërshon litarë lotësh

që brengosin zemrën tënde shkretuar nga

malli i luleve pranverore bukurshtruar

lendinave .

I lodhur prej verës dielli mbulon kryet duke

u fshehur reve të errëta që vërshojnë furishëm qiellit rrufeflakërues.

Muzikë melodikëputur që luhet ngadalë me

telat e kitarës së zemrës e cila përkund e vë në në

gjumë gjithçka .

Një gjumë i thellë të rrëmben duke të shpēnë

në ëndrrat verore të cilat padurimisht i pret

për të risjellë ato degërmija kohërash të bukurkaluara.

Një dëshirë shumëngjyrëshe të hijeshon dhe

të pëshpërit lehtë :

Më prit, jam udhës !

Më prit!..

Eralda Cuko

Mund të jetë një imazh i 1 person