Mesnatë…Eralda Cuko


Ëndërr!

Largohu, ti ëndërr sfilitëse,

largohu në udhë pa kthim!

Aspak s’të dua ,shumë më ke lodhur!

Mos ma sfilit gjumin e paqtë pranveror në

në ngrysjet e lulëzuara!

Largohu prej meje!..

Eja , ti e bukura ëndërr,

më përqafo në netët e kallkanosura

dhe ma ngroh shpirtin e bardhë

sikur bora që ndrin gjerdheve dhe kudo

zbukuron!

Mos nguro të vish!

Të pres ty e bukura ëndërr…

Eja pranë meje!…