
Mësues, të rremë!.
(… Dhe vjen koha…)
*1.
… Dhe vjen koha … që ndër njerëz,
Ku, mësimi I shëndoshe,
S’do durohet nga ky brez!.
Teksa, Zotin hedhin poshtë!.
*2.
Dhe këta, veç në përputhje,
Me dëshirat, ç’duan vetë,
Do rrethohen prej “mësuesve”
Që të gudulisin veshët!.
*3.
Nga mëngjesi, gjer në mbrëmje,
Dalin nëpër ekrane.
Me avazin e një kënge!…
Për ndikimet, planetare.
*4,
Hypin shpesh, nëpër podiume…
Dalin në televizione…
Këshillohen, në mediume…
Dhe plot zell, japin “leksione!…”
*5.
Shtihen falle dhe magji…
Dhe me yjet.. horoskop…
“Profesor” n’astrologji…
Me besim, gjoja në zot.
*6.
Hiqën, si të perendishëm.
Me mësime, të gënjeshtra!.
Por, sa të neveritshëm!.
Sipas, autorëve të hershëm.
*7.
Horiskop, çdo emision…
Në çdo media, horoskop…
Edhe djalli që heton,
Pa u ndjer, më pas… ta “ngop!…”
*8.
Sepse, Zoti, s’është aty!.
Këto gjëra, i urren!.
Zoti, dot s’i sheh me sy!.
Se, një djall, vetëm gënjen!.
*9.
Nga mësimet, me gënjeshtra,
Ngado, bota, po rënkon!…
Me magjira dhe fallxhesha,
Që, krrokasin, plot pasion!.
*10.
Hedhin helm, në mijëra njerëz!…
“Parashikuesit e yjeve…”
… Dhe vjen koha … që ky brez,
Të helmohet, me plot dhimbje!.
*11.
Të përzgjedhësh me kujdes,
Çdo mësim që merr në jetë!.
Që njeriu të mos vdesë!…
Merr mësimin e vërtetë!.
*12.
Dhe, sipas shkrimit të shenjtë,
Perendia, lajmëron!..
Do paguaj, tepër shtrenjtë!.
Çdo “mësues” që mashtron!.
***