Mësues, të rremë!…Ndue Z. Ruçi


Ndue Z. Ruçi

Mësues, të rremë!…

( … Dhe vjen koha… )

Dhe vjen koha … që ndër njerëz,

Ku, mësimi I shëndoshe,

S’do durohet nga ky brez!.

Teksa, Zotin hedhin poshtë!.

Dhe këta, veç në përputhje,

Me dëshirat, ç’duan vetë,

Do rrethohen prej “mësuesve”

Që të gudulisin veshët…

Nga mëngjesi, gjer në mbrëmje,

Dalin nëpër ekrane.

Me avazin e një… “kënge!…”

Për ndikimet, planetare…

Hypin shpesh, nëpër podiume…

Dalin në televizione…

Këshillohen, në mediume…

Dhe plot zell, japin “leksione!…”

Shtihen falle dhe magji…

Dhe me yjet.. horoskop…

“Profesor” n’astrologji…

Me besim, gjoja në zot…

Hiqën, si të perëndishëm.

Me mësime, të gënjeshtra!.

Por, sa të neveritshëm!.

Sipas, autorëve të hershëm.

Horiskop, çdo emision…

Në çdo media, horoskop…

Edhe, Djalli që heton,

Pa u ndjer, më pas… ta “ngop!…”

Sepse, Zoti, s’është aty!.

Këto gjëra, i urren!.

Zoti, dot s’i sheh me sy!.

Se, një Djall, vetëm gënjen!.

Nga mësimet, me gënjeshtra,

Ngado, bota, po rënkon!…

Me magjira dhe fallxhesha,

Që, krrokasin, plot pasion!…

Hedhin helm, në mijëra njerëz!…

“Parashikuesit e yjeve…”

… Dhe vjen koha … që ky brez,

Të helmohet, me plot dhimbje!…

Të përzgjedhësh me kujdes,

Çdo mësim që merr në jetë!.

Që njeriu të mos vdesë,

Merr mësimin e vërtetë!.

Dhe, sipas, Shkrimit të Shenjtë,

Perëndia, lajmëron!..

Do paguaj, tepër shtrenjtë,

Çdo “mësues” që mashtron!…