Metamorfozë-Sherife Allko


Metamorfozë

Pika e lotit qan mbi sy… u bë rrëke.

Nuk e di a është e drejte apo gabim.

U lëndua loti apo loti lëndoi?

Kurrë s’u gjet fajtori.

Rrjedh loti prej vitesh,

u bënë rrëke të gjata, u kthyen në det,

Loti i kripur u tha kur në tokë ra.

Mbi të u vendos një gur

e mbi gur u gdhend emri i vdekjes.

U thyen lisat nga dhembja.

Fitoi si gjithmonë e keqja.