Metamorfozë:Elvira Zeneli


Elvira Zeneli

METAMORFOZË

Ndodh një gjë fare e vogël

Dhe ti fillon e ndryshon,

Kështu nga larva del një flutur

Dhe plot ngjyra nis e fluturon.

Dhe në jetën tonë, veç një person

I jep shkëndijën eshkës së etur,

Tymi i bardhë parathotë zjarrin

Që bukur do digjet në jetën e mbetur.

Mos prisni asnjë prezantim,

Zemrat njëra-tjetrës i trokasin vetë…

Është shpirti ai që i mbush me frymë

E balona e lumturisë ngrihet mbi retë!