Meteori Arvanit-Kasam Shaqirvela


Sot në ditëlindjen e tij, në shenjë përkujtimi, për patriotin Aristidh Kola

*

…post by admin…

*

Një poezi nga: © Kasam SHAQIRVELA, kushtuar atij…

METEORI ARVANIT

(Aristidh Kolës)

Dhe lulja e vazos sime

Tha, Meteori Arvanit,

Ec e rritet, synon dritaren,

Andej nga vin drita e diellit

Ajo e kërkon frymëmarrjen

Dhe drita e meteorit shuhet

Kur ai i harkon qiellit

Por vraga që lë pas vetes

Bën dritë si ajo e diellit

Dhe rrugës së tij ngjitet

Nga vetja ndriçuar për liri

Shpejton meteori digjet

Drejt rrënjës së vet n’Arbëri

Sakrifica sublime bëhet

Kur njeriu bëhet Atdhe

Shpirti i palohet n’altar

Atje do prehet i qetë,

Amshueshëm atje po fle.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duhanpirja, cigare, puro dhe trëndafil i egër