M’fol ni fjalë,oj’ zanë mali.
Ka je tu kalu, në kët’ sokak.
Ty oj’ çikë m’ke vu n’merak!
M’thuj ni fjalë cucë malcie.
Zanin tand,du me e nigjjue.
Se po vdes un’ prej dashnie.
Ndalu pak..,ene fol me mue!
Qysh t’kam pa,gjumi m’ka ikë.
Netëve ty ..,m’del në andërr.
T’veshur nuse t’shoh ..oj çikë .
Veten t’veshun,porsi dhandërr!
M’fol ni fjalë oj ‘çikë bjeshke..
Heu,çikë si ti ,nuk ka malcia.
Plot aromë..si lule pjeshke.
Për ty,..m’ka mbytë dashnia!
Je ma e bukur dhe se Hana.
Zanin t’ambël ..,si laureshë..
T’ka qëndisë me dorë nana..
V’deksha për ata sytë e zes !
Gërshetat ,deri përmbi bel.
T’lidhësh ni barrë shkarpa.
Me vështrime m’përkëdhel.
N’alu çikë, mos ik me t’katra !
M’fol ni fjalë çikë malësore.
Jam tu dekë un’ prej dashnisë.
N’alu,jam kat’ marrë për dore.
Se jam djalë ,prej Çamërisë !
Du me t’marrë hopa n’shpinë
Si Martonmak i lirë ,t’vrapoj.
N’bjeshkë ta kemi shtëpinë .
Të t’them të du.,të dashunoj !
Lart,n’bjeshkë e n’lisa t’naltë.
Si shpendë t’lirë,sa ka lezet.
N’dashni kena me jetue bashkë
E popullojnë,çikë ne,ni Planet !

