Michele Mari-Nga” 100 poezi”-Shqipëroi nga italishtja: Lefter Shomo


NGA” 100 POEZI” ( CENTO POESIE)

Nuk e kuptoje

Se e bukura ishte të qëndrosh

Në pikën e pasigurtë

Të gjërave të pezullta,

Në tensionin e një fillimi

Të pandërprerë ,

Në fshehtinën e një jete

Brenda një tjetre .

Ekzistojnë stola,

Tryezka,

Shenja preçize të rrugëve

Që lidhen me një rrjetë,

Formojnë një projekt

Të një jete tjetër në të cilën

Ka mundësi të dashurohemi.

Kisha parasysh kashtën

Ose drunjtë

Por nga të tre derkucët,

Bashkëshorti yt duhet të ketë qenë

Ai me tuta dhe mistri,

Sepse fryja e fryja

Por shtëpia jote nuk u rrëzua.

Shqipëroi nga italishtja: Lefter ShomoK/573 m.m.i.