Ditë me shi…
Ditë gri e trishtë këtu,
Pikat e shiut si tik-taket e orës,
Shikoj edhe qiellin e hidhëruar,
Nga ky shi tërbuar…
Melodia e shiut e hidhur kumbon,
Si duket edhe qielli sot vajton,
Harmonia në qiell iku u tret,
Ashtu si neve që jeta na vret.
Ecim pa u ndalë e çalë-çalë,
Sepse shpirti jonë është vrarë,
Ecim mes stuhive në këtë botë
Plotë sakrificë në rrugën tonë.
Jetës i mungon harmonia, verbuar na ka,
Të verbër ecim në këtë rrugë të ngratë,
Eh sa herë na duket kjo rrugë e gjatë,
Të lodhur e të rraskapitur,sa ska!
Mihrije Telaku
