
DY BOTËRA
Më duket se jetoj në dy botëra,
Njëra botë e imja më je ti poezi,
Bota tjetër është botë e krisur
Ndaj më e bukura më je ti.
Vetëm tek ty gjej botën e mirësisë,
Brenda teje ndihem lumturuar.
Bota tjetër më ngjanë me atë të ligësisë,
E njerëzit e sajë të tjetërsuar.
E me ta bashkë me atë tretet mirësia,
Njerëz me maska plot hiprokrizi,
Atje mbizotron dyfytyrësia,
Një botë e mbushur me jo njerëzi.
Gëzohem që i takoi botës së poetit,
Aty ndjej qetësi e lumturohem,
Aty kam çelësin e sekretit,
Kësaj bote i gëzohem !
Me botën tjetër nuk merem fare
S’e kam kohën ndryshk, ta harxhoj,
Nuk i takoj botës kusare,
Me shpirt poetje dua të jetoj!