
JAM FEMËR JAM KRENARE
Jam krenare që jam femër,
Diamant që nuk na shihni,
Jemi ne andaj na respektoni
, Se pa ne ju dot s’jetoni.
Mirë që kohërat kanë ndryshuar,
Mos ndaloni për t’drejta me luftuar,
Femër jeto sot si mbretëreshë ,
Skllave e askujt të mos jesh.
Mos e humb vezullimin në jetë,
Mos i lejo të tjerët me ta zbehë,
Mos ngurro kurrë ti të lufton
Të drejtat e tua t’i kërkon.
Mos lejo veten mu përkul,
Mos u ndij e dobët tek asnjë
burrë, Se ti je krijuar nga brinjët e tij,
Mos e ndiej veten më të ulët se ai.
Çoje kokën lart me nder puno,
Labirintheve të jetës mos u dërëzo,
Jeto me krenari e me emër të çmuar,
Se vet Zoti ty të ka bekuar…