Mijë motive:Donike Rrethej


MIJË MOTIVE.

Me pritë nadjet e brishta e me pa’e diellin qi m’puthë lëkurën e butë,
me e ndje erën kur eci n’rrugët e zbrazna ,kah lot me flokët e mij,
me prit mbramjen e paqtë qi shpirtin m’zbutë ,
e me u preh n’krahët tuj , qi m’rrethojnë n’dashni.

Me rrokë andrrat kur kolovitem n’kohna , t’bukra,
me prek lulet ,brishtsinë e tyne me e dasht,
me e lezetue at ngjyrë magjike t’qiellit,
me u ba’e si fëmij i lazdruem e me nga’e vrep përjasht.

Me dasht dimnin edhe pse i akullt,
me thur mij vargje afër nji ( komini ),
me puth amël buzën tande deri sa t’zbardh nadja,
po deri kur t’ket hap dita perdet e t’ken çilë syt njerëzimi.