Mike nga Orikumi…Hyqmet B Hasko 

Hyqmet B Hasko 

MIKE NGA ORIKUMI…

Ishte ditë e parë,

syri tek ti më mbeti

gushti ndezur zjarrë

më zuri sikleti.

Syrin porsi deti.

më i bukur se qielli

kisha fat prej mbreti

apo ma thosh trilli?!…

Nuk më zuri gjumi

nuk bëra rehat,

mike nga Orikumi

zemrën mos ma plas.

Desha të largohem

të iki për fare

dielli ndizte kohen

ti më ndizje zjarre.

Mu afrove ngadalë

si e bukura valë,

unë u bëra keq,

syri yt buzëqesh.

Ti më zgjate dorën

unë e humba fare,

ah, moj moshë e nëmur,

ah moj moshë zuzare!…

Më nxori nga sikleti

duke më përqafuar…

Si je o mik poeti?

Shpesh ju kam lexuar.

Zu të fryj një flladë

thau djersët lumë

mikja ime mjaltë

në të bukurin Orikum.

Tani Orukumi

në hartë dashurimi

më vjen lehtë tek gjumi,

më kap përmallimi…

H…@..B…H.