Miku i trotuarit
E shoh çdo ditë në një stacion,
ngrysur, mbledhur si skupirë.
Ushqimi i tij keqardhja jone.
O Zot, për të, ki mëshirë!
Eshtë miku im i trotuarit,
nuk di ku lindi,nuk di nga vjen.
Brengat e tij i mban ne zemër,
jetën e tij nuk e rrëfen.
Kur bie shi laget, sa shumë,
lotët i than me diellin e artë,
krevati i tij eshtë toka, bari
dhe për çati ka qiellin lart.
Do ketë vallë ëndrra ky njeri,
fytyrënxirë, gishtërinjmbledhur?
Treni i jetës i kalon para syve,
por nuk ndalon, ai e ndjek i heshtur.
Qindra sy në sy e shohin,
por askush nuk e ndihmon.
Nuk është vallë si gjithë të tjerët?
Kaq përbuzje meriton?
Çdo mengjes e përshëndes.
Mundohet, po nuk qesh dot.
Dhimbje ndiej kur i shoh lotin.
Sa turp ndiej për këtë botë.
