Miku im u katadise i panjohur…Lefter Shomo


Miku im u katadise i panjohur…

Tashmë je vegël e padobishme

e një motori..

Je zhytur në vurgun e interesit.

Në kthesat dredhuese të qenies tënde fryn një erë mashtruese..

Pema jote e ndershmërisë

zverdhëllon së largu..

Edhe gjethet e pemës të

shpirtit tënd janë rrëzuar përtokë.

I çveshi era lajkatore e komplimentit.

Pema e shpirtit të është zhveshur ,

ranë gjethet e dikurshme të virtytit.

Eshtë bërë një lule mbrëmjeje e mekur.

Shpirtin tënd e shite, e bëre rob të bamirësve të tu ..

Një ere e ngrohtë dhe e thatë dinake të than përditë degët e dinjitetit tënd.

Tani ato u bënë shkarpa për

për të ndezur zjarrin e narcisizmit tënd..

Idealet dinjitoze e njerëzore t’ i ka mbytur grami i interesit, lajkave dhe egoizmit..

Feston me vetëkënaqësinë tënde dhe bëmat e tua .Duke na parë prej së larti, ne të tjerët të dukemi milingona.

Çdo qelizë e jotja qelbet erë cinizmi.

Shpëto! Eja me ne! Braktise udhëkryqin e vetëshkarërrimit.

Lefter ShomoK/83 l.sh. α