Xheladin Hamza
MIKU IM
Mu duk për një moment
Pash shkëlqimin e kristaltë
Në djersën që pikë nga balli im…
Nën ballin tim pash
Dy liqe më të hapura
Se qielli në natën e bekuar…
Mbeta vetëm me mendimet e mia
Të qeta, të çuditshme e të pafrikshme
Në këtë natë kur merimanga thurë rrjetën
Vitet e mia të bëhen pre në rrjetën e saj
Or miku im!!!