Miku im!
Më kujtohet ajo ditë,
Kur në telefon më the
se ata
Me kartonë jeshilë…
Eeeeh…si më kujtohet
miku im!
Isha në Zhuliet.
Tek harku i triumfit,
Prej kalldrëmit të vjetër shkula një gur dhe e vërvita me të gjitha fuqitë mbi ‘ta.
Me sa duket
Nuk ka mbërritur ende
mbi frikërat e tyre katrore!
Ndoshta ndaj mbetëm
pa atdheun tonë të shenjtë unë edhe ti!
Po të kishte mbërritur
mbi çatinë e kalbur
të Kuvendit,
Asnjë sorrë nuk do të fluturonte më,
pa kafaz.
Na shpikën komb të ri!
Ustallarë gjenesh,
Që valëvitin vetëm një flamur.
Jo atë tonin,
Atë flamurin e bukur me gjak e shqiponjë!
“Ma t’mirin prej krejtve!”
Që ne e kemi në zemër.
Paratë q’përdorin
për të fshihrë,
Do t’ua heqin
erën e tradhëtisë?!…