Milena:Valbona Kolaveri


MILENA

E çmendura Milenë
E bukura

Milena e njëmijë udhëve
Dashni.

E mistershme
Thjeshtëzuar nure.

Varg i ngjeshur
Perla ndjenjash
Që të veshin shpirtin.

Djeg si zjarr
E artë diell

Shtatin.
kur bredh brigjesh

Humbëtëtirën.
Shemb sërish.
Në humbëtirë.

E thërmon çdo shkëmb
Kur dehesh dashurish.

Çmendurisht
Ti çmendjet
Çmend.

Marrëzisht
Kur çmendjen puth në buzë
Me dashuri.

Milenë
Atëherë si atëherë

Ashtu si dhe sot Milenë
Kush të pa su çmend.

Mos më thuaj jo
Që të gjithë Milenë e dinë.

Që ti je e bukur
Çmenduri.