Milena:Valbona Koaveri


MILENA

E çmendura Milenë

E bukura.

Milena e njëmijë udhëve

Dashni

E mistershme.

Thjeshtëzuar nure

Varg i ngjeshur

Perla ndjenjash.

Që të veshin shpirtin

Djeg si zjarr

E artë diell.

Shtatin

kur bredh brigjesh.

Humbëtëtirën

Shemb sërish

Në humbëtirë.

E thërmon çdo shkëmb

Kur dehesh dashurish.

Çmendurisht

Ti çmendjet

Çmend

Marrëzisht.

Kur çmendjen puth në buzë

Me dashuri

Milenë

Atëherë si atëherë

Ashtu si dhe sot Milenë.

Kush të pa su çmend.

Mos më thuaj jo.

Që të gjithë Milenë e dinë

Që ti je e bukur

Çmenduri.