Mimoza Ajdhoni-Heshtja ime


Heshtja ime

Nuk flas shumë, nuk dërdëllis,

s’jam e tillë, s’e kam zakon,

më mirë ai që flet pak

edhe shumë e shumë vëzhgon.

Shumë herë s’e jap përgjigjen,

e lë të bjeri si gjethen vjeshta,

nuk i lodh ngahera fjalët,

di të flasi edhe heshtja.

Të flasësh ja vlen te guri?

Atij kurrë s’i hyn perona,

s’i bihet murit me kokë,

ashtu thonë nga anët tona.

Nuk lufton dot me të keqen,

kush të dojë le te sulmojë,

sa më shumë të hedhi baltë,

aq më lartë do të më çojë.

Nuk do bie në nivel,

është parimi i jetës time,

nuk do shaj, s’do ofendoj,

por do flas me heshtjen time.

About Post Author