Mimoza Ajdhoni-Mos premto


Mos premto

Mos premto, mos e jep fjalën,
nëse atë s’e mban dot,
se dikë mund të plagosësh,
dikush mund të derdhi lot.

Se me shpresë kur mban të tjerët,
ti gënjen dhe veten tënde,
ndaj para se të hapësh gojën,
kaloje gjuhën në mëndje.

Mos përdor me vënd, pa vënd,
atë fjalën “përgjithmonë”,
se nuk e drejton dot jetën,
është ajo që të drejton.

Mos premto qiellin me yje,
nëse atë s’e zbret dot,
mos premto puthje prej ari,
mos e kthe mallin në lot.

About Post Author