Nëse….
Nëse sot vjen fundi i botës,
nëse dielli nuk del më,
nëse hëna qan e zbehur,
një gjë do kërkoj, veç një.
Zot të lutem mos më le,
që të vdes pa e takuar,
sytë e saj të puth njëherë
dhe të iki përmalluar.
Nëse sot unë vdes me ty,
nuk do iki i penduar,
vdes përditë ai njeri,
që kurrë nuk ka dashuruar.
Nëse një fjalë do dëgjoj,
të fundit nga buzët e tua,
vdekja e ëmbël do të jetë,
po më the zemër…”të dua”.
M.Ajdhoni
