
Pasqyra e ndërgjegjies
U ula në karriken e ndërgjegjies sot,
përballë pasqyra e jetës time,
kanë një lidhje të çuditshme ato,
Ditën dashurohen si të marrë,
njëri tjetrin shikojnë në sy,
kur bie muzgu veten pyesin,
vallë eshte urrejte…a dashuri.
Se ka dhe netë ndërgjegjia ime,
më zgjojnë netëve të mia,
atëherë pasqyrën e mbuloj,
t’i duket vetëm hija.
I trëmbem natës se edhe mund,
të thyej pasqyrën time,
ta bëjë thërrime dhe unë përballë,
të lutem…për agime.