Mimoza Ajdhoni-Tavolinë në kujtime


Tavoline ne kujtime

Sonte duhet të buzëqesh,
të jem tepër e gëzuar,
veçse zemra s’urdhërohet,
është strukur e dëshpëruar.

I kam gjithë të mirat sonte,
vetëm ti po më mungon,
s’e dëgjoj fjalën”gëzuar”,
kur ti dot nuk më uron.

Qeshin, luajnë e këndojnë,
po mungon ti zemra ime,
për ne të dy do shtroj,
tavolinën në kujtime.

Dy gota me verë të kuqe,
do përplasim dhe do pimë,
zjarri si ngjyra e saj,
le të djegi largësinë.

Do vë lehtë përmbi gotë,
shenjë të lënë buzët e mia,
mëngjesi le të na gjejë,
të djegur nga dashuria.

About Post Author