Të zgjodha ty

Të zgjodha ty pa u menduar,
kur zemra fshiu llogjikën time,
kur sytë e tu që kur i ndesha,
më linin zgjuar deri në agime.
Të zgjodha ty kur dhe të tjerë,
peng e kërkonin këtë zemër,
ndoshta u linda vetëm për ty,
ndoshta prandaj u linda.. femër.
Do të të zgjidhja edhe sikur,
sytë e mi mos të shikonin,
puthjen time edhe pse larg,
buzët e tua do ta shijonin.
Do të të zgjidhja ëngjëlli im,
nëse dhe një ditë në tokë qëndroje,
zemrën do nxirrja nga kraharori,
krahë që ta bëje të fluturoje.