Mimoza Ajdhoni:Fjalët që dhëmbin


Fjalët që dhëmbin

Dimri erdhi vonë, ashtu i i penduar,

në klasën e stinëve mos mirte mungesë,

ca flokë dëbore rrallë aty- këtu,

për t’i hapur dyert sikur të bën ftesë.

Dhe unë rri mendohem pas xhamit të avullt,

në këtë ftohtësi, çfarë më tremb më shumë,

era e xhindosur që merr çfarë gjen para,

apo fjalët e hidhura, që më lënë pa gjumë?!

Do këmbënguli dimri me armët e tij,

mëndje do t’ju shesi stinëve të tjera,

po harron ai, se vellon e bardhë,

do të vijë një ditë, që ta shkrijë pranvera.

Ai kot po mburret, kapardiset thjesht,

e ka bërë traditë, si dhe herët e tjera,

disa fjalë që dhëmbin, zemrën e coptojnë,

nuk i lan dot shiu, as nuk i merr era.