Ka pasur raste…
Ka pasur raste që më kanë “thyer,”
ka pasur raste, unë e di,
kokën e ulja, dhëmbët shtrëngoja
Ka pasur raste që fati qeshte,
zgërdhihej me mua si i marrë,
kur në një tog brengat i mblidhte
dhe përmbi shpinë mi bënte barrë.
Ka pasur raste, nuk e di kush,
e quajne fat apo kismet,
sapo ti lind planin e bën,
ç’prova dhe sfida do kesh në jetë.
Këtë e dija, e dija mirë,
asgjë s’mund të ndryshoja dot,
i flisja vetes…çohu lufto
dhe mos u mbyt në tëndin lot.
Se jeta luftë është e pafund,
i armatosur aty do vesh,
me guxim, forcë dhe këmbëngulje,
në do fitoren në xhep ta kesh.
