S’ka ku…
Sonte disi amorfe retë,
Por unë i shoh me sy piktori.
E fantazoj qiellin si det,
Dhe retë si vela të një vapori.
Sonte zhvendoset edhe mendimi,
Lëviz si reja kuturu,
Por unë e shoh si të jetë imi,
I tërë ky qiell si deti blu.
Ndaj s’ka ku të përvidhet sonte,
As hëna s’ka ku mbytet ku!?
Kur syri im e pikturonte,
E bëri zemër ja këtu…
Moza
