Mimoza Eliona Osman-Zbrazëtirë…


Mimoza Eliona Osmani

  

Zbrazëtirë…

Sonte gjumi ,s’ paska gjumë,

përpëlitet, si peshk rrjetës

mbi jastëk, lë gjurma, gjurmë,

Siç lë era gjethet vjeshtës.

Hon kjo zbrazëtirë … hoon,

nuk bën pikëllimi zhurmë !?…

vet vetmia, një jehonë,

heshtja , megafon në turmë .

Në.udhë të shpirtit të murmë

U kërkojë, nëpër udhëkryqe,

porsa malli, arrin kulm ,

unë degëzemrës, bëhem qyqe.

Qyqe reve , reve gri,

plaga hap “gojën” më shumë,

s’më mban toka përsëri

paqe gjejë tek engjëjve , humb .

Sonte gjumi s’paska gjumë

Paska hyrë muaji i ” jetës”..

Moza

Muajin e jetës , e kam thënë me ironi,

sepse mua ironia e fatit në Nëntor më rrëmbeu të dashurit e mi ,dmth nëntori muaji i vdekjeve për mua.

About Post Author