Mimoza Eliona Osmani-I ndjen!?


Mimoza Eliona Osmani

  

I ndjen!?

Më kanë munguar përqafimet e tua

Si mola gërryejnë mes gjiri dallgët”,

Përplasen e përplasen kraharorit ,

Përmbysin anijen e mallit .

Sonte , largësinë e mbylla në dy rrathë”,

Dy lot të kristaltë, si orbitë vërtiten

E teksa bien , lagen gjethet

Malli bëhet më i madh ,

I dyfishtë.

Më kanë munguar erërat e tua!

Sonte, po fryn këndej,

Po më ngre si pulëbardhë,

Mbi detin përtej…mbi re ,

Pelegrinët e shpirtit po të nis ,

I ndjen Atdhe!?….

Moza.

About Post Author