Largesa.

Më ligështon ky udhëtim,
ata i putha sot, që mëngjes,
kjo natë ,do jetë natë pa mbarim,
ndryshon një ardhje, me largesë.
Mermeri i akullt,si dimrit ngrica,
i ftohtë si buzë e ftohtë, kur vdesë ,
dërrasat the , do bësh rrugica,
prej nga ku the ,do dalë të t’presë…
Ja erdha unë, e mbajta besën,
shtëpiza tënde, s’kish as dritare,
e bardhë si borë ,që ngrin dhe “vesën”,
më tepër më ngjante me varre…