Mimoza Eliona Osmani-Ndjenjën e kam pijanece…


Ndjenjën e kam pijanece…

Më jep pak verë, nga buza jote,
nga flakë e buzës,si musht i rrushit,
të çel agimet , më kuptimplote,
dhe ditët , si ylber mbi fushë.

Më jep pak verë, me tënden gjuhë,
të më dehi netët ,si farmak,
diellin që lind nga sytë e tu,
krahëve t’a hedh , si një shark…

Më jep prej buzës tënde verë,
stërkala të rrëshqasë mbi gushë,
mes gjoksit tënd të hap një derë,
të rend si arës një lepurush…

Më jep pak verë nga buza jote,
e kuqe si e vjeshtës shegë,
në det të shpirtit tim ti flota
unë udhëtimit , një “sheleg”.

Më jep mes puthjesh ti ,pak verë,
se ndjenja ime është pijanece…
t’i duken yjet si , fenerë…
dhe mbas çdo gllënjkë , më grindavece…

About Post Author