Mimoza Eliona Osmani-Pak nga pakëz…


Mimoza Eliona Osmani

Përshëndetje miq të shtrenjtë!

Pak nga pakëz..

S’qe asgjë, zjarri rrufeja
Përpara buzëve të sajë
Digjesha sa thoshte eja
“Himalajeve në majë”

Tek afrohesha zenitit
Buzëve qershi qershori
Si kristali i stalaktitit
Si të mos shkrija i gjori…!?

Ajo qe prushi i flakës
Diamante kishte sytë
Më çmendi pak nga pakëz
Sa herë që i prekja gjinjtë…

Flaka si letër cigare
I dridhej buzëve të mishta
Pasthirrmat lëvizin varre
Kur u puthja këmbëve, gishta.

S’qe asgjë afshi oxhakut
Përpara epshit të sajë
Qe vullkan përbrenda gjakut
Syve , det i qetë…vaj…

About Post Author