Mimoza Eliona Osmani:Bijë


Bijë.

Rrëfen dallëndyshe e Vlorës
kam të prera krahët ,këmbët,
më merr vetë dhimbja prej dorës
dhe mbi portë më ve pëllëmbët.

I rashë ziles së shtëpisë,
Me shpresë të më hapej dera,
pres , si puna e mamisë,
Por ,çfarë mund të lindi era !?…

Duarve më la ” fëmijën”,
flladin, të më prek kujtimet,
sa mall kam sonte si bijë!
Të më mbysin përqafimet.

Jam një dallëndyshe Vlore,
po vijë rrallë ,edhe më rrallë,
humbas dhe rrugëve qendrore
Por më gjen rrugën ky mall.