Mimoza Eliona OsmaniDo të mburrem që t’a dini…


Do të mburrem që t’a dini…

Siç po rrija në divan,
seç më erdhi një mendim,
vërtik hidhet avadan,
një shkëndijë në qejfin tim.

Sot jam zgjuar me humor,
dhe humori është magnet,
vargu im për ca tumor,
për të tjerë, llavë dhe det..

Dhe, që thoni të mirë miq,
do t’jua them sot me dy fjalë,
syri i vargut njeh të liqtë,
siç di ,që ka deti valë…

Tematikat kam trajtuar
mëmëdheut, e mërgimit
për ndonjë të dashuruar,
dhe Idil të shpirtit tim.

Elegjisë edhe satirës,
mbesave, sepse jam gjyshe,
bukurisë së natyrës,
femrave si dallëndyshe.

Tashmë shkruaj pak më shkurt,
dhe pse shpirtin kam të marrë,
brenda jam dëborë e butë,
dashurinë që mbajë , thesar.

Duken si litarë të gjatë,
por , kush di të më lexojë
vargu im për ju dhuratë
nuk ka furça ,nuk ka bojë…

Sot do të mburrem, t’a dini,
s’i kam vargjet si Khajami,
s’janë as përralla Nastradini ,
por janë i vetë jetës , pjalmi.

Janë i bakllavasë, sherbeti
dhe me pozën , bukuri,
si margaritarë deti,
unë dhe vargu dashuri …

Në se vdes ,më pagëzoni,
ose zjarr ,ose tallaz,
dashuri që dashuroni
hënë , me një shpirt oaz…

About Post Author