Mimoza Eliona Osmani:Kur i puth ai që do


Mimoza Eliona Osmani

Kur i puth ai që do .

Kur si lulen më puth syve
Tek polenën thith ndër to
Ndrijnë sikur të jenë dy yje
Se i puth ai që do…

Sa magjike puthja jote!
Si mundet të flenë më gjumë!?
Shpirtin u rrëmben zotrote
Tek e ngre qiejve pafund…

Ku kërcejnë si shtojzovalle
Si rrufe i ndjek çdo hap
Zjarr i puthjes ku i kalle
Syve , flutura me vrap…

About Post Author