Mimoza Eliona Osmani::Për muzën


Për muzën.

Vrava mendjen, ç’ka me mua!? …

mbante mëri ca ditë,

por ,sot që mëngjes , u zgjua,

më puthi në buzë, me dritë.

Dje , i thashë fjalën e fundit,

po flinte , “si punë e derrit”,

s’donte të ngrihej gjëkundi,

lodhur kish’ kordat e zërit…

Ngriti duart dhe vullneti,

muza tha është zog i lirë

S’mban kolltuqe ,si pushteti

Ikën, vjen ,kur ndihet mirë.