
Sikur…
Qielli e shtroi çarçafin e ri,
tek bie borë, si dashuri,
sa e virgjër ,duket hyjnore!
Dalëngadalë, po vesh çdo pemë,
edhe gjethet e vjeshtës, në tokë,
e heshtur, e butë si krem,
më hedh dhe mua , ca thinja, mbi flokë.
Në zemër të pyllit rrinë strukur kafshët,
era si ujk ulërin,
dëbora që bie , fjollë e mëndafshtë,
flutura, mbi këtë pelerinë.
Ndizen të parat vatra, oxhaqe,
me prush , të përballojnë acarin,
gjithçka e bardhë ngjason me paqe,
dimri, me flakët , me zjarrin…
Qielli e shtroi çarçafin e ri,
dhe unë, i thur përmendore,
sikur me dëborën, të bjerë dashuri,
të zinte muzën , dashnore.