Mimoza Nebiaj-Ah, moj zemër…


Ah, moj zemër…

Nga Mimoza Nebiaj

Ah, moj zemër qe sme

Dëgjon,

Ke ca kohe qe je bere kokëfortë…

Me je bere e paduruar,

Cte ka gjetur moj e uruar,

Te kam thënë dhe kohe me pare,

Zemër moj do me besh hatanë,

Mos gabo moj e uruar,

Se përsëri do te dalësh e lënduar,

Po ti nuk me dëgjon,

Përsëri rrahjet i shton,

Te kam thëne moj zemër moj,

Mua mos me ngatërro,

Nuk kam pune me rrahjet e tua,

Se gjithmonë del e lënduar,

Zemër moj cte ka gjetur valle,

Te lutem ec me ngadalë,

Dashuria është det me dallge,

Te përpin te nxjerr matanë,

Te kam thënë po ti sme dëgjon,

Përsëri rrahjet i shton,

Te kam thënë dhe përsëri,

Ta them: Mos moj e uruar,

Mos se do me marrësh ne qafe mua

Mos, moj zemër e plagosur,

Se lëndimet tek ty,

Nuk kane te sosur,

Zemër moj, zemër e padëgjuar,

Zemra ime moj….

About Post Author